Mbrëmë gjatë ndeshjes GA Eagles dhe Atuttgart në xhiron e pestë të Ligës së Evropës, ndodhi një gjest i pahijshëm.
Futbollisti i GA Eagles, Victor Edvardsen e bullizoi mesfushorin e Stuttgartit, Angelo Stiller për dukjen e tij.
Edvardsen mori kritika të shumta pasi u zbulua gjesti i tij, madje legjenda e futbollit holandez, Ëesley Sneijder i bëri thirrje që të shkojë t’i kërkojë falje menjëherë.
Ashtu edhe ndodhi. Futbollisti suedez i klubit holandez ka kërkuar falje për gjestin e tij ndaj Stillerit.
“Dua të këroj falje për sjelljen time dje. U thanë dhe ndodhën ca gjëra mes nesh që nuk i përkasin fushës së futbollit, Pas ndeshjes, shkova në zhveshtoren e Stuttgartit për të kërkuar falje. Kam një rol për të qenë shembull për të tjerët dhe duhet që unë të sillem siç duhet”, ka thënë ai, përcjell Go Ahead Eagles përmes një postimi në “Instagram”.
Ndeshja mes GA Eagles dhe Stuttgartit përfundoi 4-0 në të mirë të klubit gjerman./GazetaExpress/