Berat/ Makina godet 30-vjeçaren me fëmijën e saj, humb jetën e reja - Gazeta Express
string(65) "berat-makina-godet-30-vjecaren-me-femijen-e-saj-humb-jeten-e-reja"

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2025 19:53

Berat/ Makina godet 30-vjeçaren me fëmijën e saj, humb jetën e reja

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2025 19:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit këtë të premte pasdite.

Në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në zonën e Moravës, makina e drejtuar nga një 25 vjeçar përplasi për vdekje një këmbësore që ishte duke ecur në rrugë së bashku me fëmijën e saj saj 2-vjeçar.

Lexo Edhe:

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.

Policia ka shoqëruar 25-vjeçarin A.T. për hetime, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.