string(46) "beqiragiqi-i-trepces-me-suksese-edhe-te-bosnja"

Sport

Gazeta Express

22/02/2025 10:43

Beqiragiqi i Trepçës me suksese edhe te Bosnja

Sport

Gazeta Express

22/02/2025 10:43

Pos me Trepçën, Adis Beqiragiq po ka suksese të mëdha edhe me përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës në basketboll.

Të premten mbrëma Bosnjë-Hercegovina e siguroi kualifikimin në “Eurobasket 2025”. Ky është vlerësuar sukses shumë i madh për përfaqësuesen boshnjake.

Bosnja të premten fitoi bindshëm, 108:62 ndaj Qipros. Më pas Franca e mposhti Kroacinë në Zarë me rezultat 83:80 dhe ai rezultat i mundësoi Bosnjës që të kualifikohet.

Një xhiro para fundit Franca i ka dhjetë pikë, Bosnja tetë, Kroacia shtatë e Qipro pesë. Por Kroacia më nuk mund ta kalojë Bosnjë-Hercegovinën e Beqiragiqit.

Të hënën takohen Franca e Bosnjë-Hercegovina dhe Qipro e Kroacia.

Bosnja të premten luajti në Tuzëll, në atmosferë madhështore.