Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në sfidën mes Portugalisë dhe Francës.
Karim Benzema dhe Cristriano Ronaldo, kanë shkëlqyer të mërkurën mbrëma në Kampionatin Evropian, duke shënuar nga dy gola në barazimin 2-2 të Portugalisë me Francën.
Të dy bën paraqitje të shkëlqyeshme dhe ndihmuan kombëtaret e tyre për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Euro 2020.
Sipas UEFA-s, Benzema ishte për një nuancë më i mirë se CR7 dhe në fund mori çmimin e më të mirit të ndeshjes, raporton Gazeta Express.
?? Karim Benzema rewarded after his double for France ?@Heineken | #EUROSOTM | #EURO2020 pic.twitter.com/tB3RqqGj0u
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 23, 2021