Bënte gara shpejtësie, arrestohet pa leje drejtimi i riu në Tiranë - Gazeta Express
string(65) "bente-gara-shpejtesie-arrestohet-pa-leje-drejtimi-i-riu-ne-tirane"

Bënte gara shpejtësie, arrestohet pa leje drejtimi i riu në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2022 21:49

Sot, policia i është vënë pas një të riu me motor i cili bënte gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në aksin Tiranë-Elbasan.

Makina inteligjente arriti të kapte 33-vjeçarin i cili rezultoi pa leje drejtimi. Ai u arrestua për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe iu vendos masë administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë

“Tiranë, Makina inteligjente ndjek dhe kap motomjetin që bënte gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjatë kontrolleve parandaluese për mjetet që bëjnë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan është konstatuar një motomjet, tip Kawasaki, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se drejtuesi i motomjetit shtetasi S. K., 33 vjeç, drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K. për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe iu vendos masë administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj”, njofton Policia.