Bënte drifte në zonat e banuara, të riut në Vlorë i hiqet patenta dhe merr gjobën e majme - Gazeta Express
string(88) "bente-drifte-ne-zonat-e-banuara-te-riut-ne-vlore-i-hiqet-patenta-dhe-merr-gjoben-e-majme"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 18:43

Bënte drifte në zonat e banuara, të riut në Vlorë i hiqet patenta dhe merr gjobën e majme

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 18:43

Manovrat e rrezikshme në rrugë në një zonë të banuar, i kanë kushtuar shtrenjtë një shoferi në Vlorë.

Bazuar në disa pamje filmike ku shfaqet një automjet tip Benz që bënte drift në Vlorë, policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe më pas ai është shoqëruar për verifikim.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrollit policia ka zbuluar se automjeti ishte pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik. I riu nga Vlora është gjobitur me masën administrative 75.000 lekë të rinj si dhe i është hequr leja e qarkullimit.

Njoftimi policisë

Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, në zonë të banuar, drejtuesit të automjetit i tërhiqet leja e qarkullimit dhe ndëshkohet me masën administrative 75.000 lekë të rinj.

Bazuar në disa pamje filmike, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit dhe shoqërimin e tij.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë i kanë terhequr lejen e qarkullimit, drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Xh., si dhe e kanë ndëshkuar atë, me masën administrative 75.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara, në qendër të banuar dhe ka kryer manovra të rrezikshme, në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

/Gazeta Express