Milani po has vështirësi të mëdha me situatën e Ismael Bennacer, pasi Olympique Marseille është tërhequr nga interesimi, ndërsa vetë lojtari nuk është i interesuar për transferimin te Al Ittihad në Arabinë Saudite.
Mesfushori algjerian kaloi sezonin e fundit në formë huazimi te Marseille dhe kishte shpresuar të qëndronte atje, por klubi francez u përpoq të rinegocionte opsionin prej 12 milionë euro për blerjen e kartonit të tij.
Bisedimet u ndërprenë dhe tani Marseille ka kthyer vëmendjen kah objektiva të tjerë, duke e lënë Bennacer pa alternativë konkrete në Evropë.
❌ Nuk ka vend për Bennacer në Milanin e Allegri-t
Bennacer nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Massimiliano Allegri, dhe për këtë arsye është lënë jashtë skuadrës që po zhvillon turneun parasezonal.
Sipas Calciomercato.com, Milani po përpiqet t’i gjejë klub të ri mesfushorit, por oferta e vetme konkrete është ajo e Al Ittihad, e cila gjithsesi paraqet dy probleme:
Vlera financiare – është vetëm 10 milionë euro, ndërkohë që Milani kërkon 15 milionë euro.
Vullneti i lojtarit – Bennacer nuk dëshiron të kalojë në Arabinë Saudite, të paktën jo në këtë fazë të karrierës së tij.
⚽ Nga kulmi te vështirësitë
27-vjeçari ishte hero i Kombëtares së Algjerisë në fitimin e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2019, dhe një pjesë kyçe e Milanit që fitoi Scudetton në vitin 2022.
Megjithatë, forma e tij ra ndjeshëm pas një dëmtimi serioz në gju në maj të vitit 2023, dhe që atëherë nuk ka arritur të rikthehet në nivelin më të lartë. /GazetaExpress/
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...