Manchester United dhe Newcastle United po ndjekin nga afër situatën e Benjamin Sesko këtë verë.
Sulmuesi i RB Leipzig është objektiv i të dy klubeve, ndërkohë që pritet një largim i tij gjatë merkatos së verës.
Sesko ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave këtë verë pas një sezoni mbresëlënës në Bundesliga.
22-vjeçari realizoi 21 gola në 45 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, pasi kishte shënuar 18 gola në sezonin debutues në elitën e futbollit gjerman pas transferimit nga Red Bull Salzburg.
Manchester United dhe Newcastle janë të dy të interesuar për ta forcuar repartin ofensiv përpara fillimit të sezonit të ri.
Megjithatë, sipas Jan Aage Fjortoft, Manchester United ka një avantazh ndaj Newcastle, pasi vetë Sesko dëshiron të transferohet në “Old Trafford”.
Në rrjetin X, Fjortoft shkruan:
“Lidhur me Sesko. Ai do të merrte atë që kërkon te Newcastle, por dëshiron Manchester United.”
Ky raport përputhet edhe me atë të gazetarit Craig Hope, i cili shkruan se brenda kampit të Newcastle ekziston ndjenja se Sesko ka gjasa të bashkohet me Manchester United.
Trajneri Ruben Amorim është i vendosur të sjellë një sulmues të ri këtë verë, pas një sezoni zhgënjyes të Rasmus Hojlund, i cili shënoi vetëm katër gola në kampionat.
Pasi humbën garën për Viktor Gyokeres (i cili iu bashkua Arsenalit), Amorim e ka kthyer vëmendjen kah Sesko, dhe duket se Manchester United po udhëheq garën për të firmosur me yllin slloven.
Kjo do të ishte një tjetër goditje për Newcastle, që po kalon një afat kalimtar të vështirë, pasi ka dështuar të sjellë emra si Liam Delap dhe Joao Pedro, të cilët u transferuan te Chelsea.
Fabrizio Romano: Manchester United është “në kontakt” me kampin e Benjamin Sesko
Pasi nuk arriti të sigurojë firmën e Gyokeres, Manchester United e ka kthyer vëmendjen te Benjamin Sesko.
Sipas gazetarit të besuar të merkatos, Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuq” janë në kontakt me njerëzit afër lojtarit dhe janë të gatshëm të nisin bisedimet me RB Leipzig.
Në kanalin e tij në YouTube, Romano u shpreh:
“Mos harroni Manchester United. Ata vazhdojnë të punojnë për marrëveshjen me Sesko. Janë në kontakt me njerëzit afër lojtarit. Gati për të biseduar edhe me RB Leipzig. Manchester United nuk ka hequr dorë nga Sesko.”
Ai shton gjithashtu se Newcastle është “shumë e përgatitur”, por vendimi i fundit mbetet te vetë lojtari:
“Manchester United duhet të kuptojë nëse mund të jenë gati ose jo. Gjithashtu është te lojtari. Ai mund të vendosë në çdo moment të shkojë te Newcastle ose të presë Manchester United.” /GazetaExpress/
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...