string(38) "benjamin-kololli-nenshkruan-me-baselin"

Sport

Gazeta Express

26/12/2023 17:07

Benjamin Kololli nënshkruan me Baselin

Sport

Gazeta Express

26/12/2023 17:07

Benjamin Kololli është rikthyer sërish në futbollin zviceran.

Futbollisti kosovar është prezantuar sot te Baseli, shkruan Gazeta Express.

Kololli ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me opsion për të vazhduar edhe për një sezon më shumë.

31-vjeçari për dy vjet e gjysmë ishte pjesë e ekipit japonez, Shimizu S-Pulse.

Benjamin Kololli karrierën e ka ndërtuar te skuadrat e njohura zvicerane; Sion, Young Boys, Lausanne e Zurich. /Gazeta Express/