Bëni kujdes nëse ju vjen ky kod në WhatsApp - Gazeta Express
string(43) "beni-kujdes-nese-ju-vjen-ky-kod-ne-whatsapp"

Bëni kujdes nëse ju vjen ky kod në WhatsApp

AutoTech

Gazeta Express

22/05/2021 14:42

Një mashtrim shqetësues i WhatsApp është raportuar nga përdorues pasi iu mbyllën llogaritë e tyre. Përdoruesit kanë marrë një mesazh në dukje nga një mik i cili thotë: “Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror gabimisht, a mund të ma kaloni ju lutem? Është urgjente!”

Sipas raporteve ky kod u jep kriminelëve akses në llogarinë tuaj. Nëse e dorëzoni këtë, do të thotë që dikush tjetër mund të ketë qasje në mesazhet tuaja duke ju penguar të përdorni WhatsApp. Një përdorues i WhatsApp postoi në Twitter: “Tre anëtarët e familjes sime kanë humbur aksesin në WhatsApp e tyre këtë mëngjes”.

Lexo Edhe:

“Hakerat dërgojnë një mesazh me tekst nga WA me një kod verifikimi, pastaj një tekst WhatsApp nga dikush që njihni duke thënë se ata kanë shumë nevojë për kodin. Mos e dërgoni kodin”. Njerëzit të cilët janë mashtruar përfshijnë prezantuesin e Radio 2 Jeremy Vine, i cili tha se kriminelët kishin qenë në gjendje të përdorin listën e tij të kontaktit për të synuar më shumë njerëz.

Ray Walsh, ekspert i Digjital Privatësisë në ProPrivacy, tha për Express: Përdoruesit e WhatsApp duhet të jenë në vëzhgim të një mashtrimi të ri shqetësues që po lejon kriminelët kibernetikë të hakojnë në llogaritë e WhatsApp të njerëzve. Kushdo që merr një mesazh të kaltër me një kod PIN duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm sepse kështu fillon sulmi. Gjithmonë vëzhgoni për çdo mesazh me tekst që përmban një kod OTP dhe mos i kaloni ato kode askujt, pa marrë parasysh sa origjinale tingëllojnë.