string(55) "benfica-ia-kerkon-realit-dy-lojtare-per-alvaro-carreras"

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 16:35

Benfica ia kërkon Realit dy lojtarë për Alvaro Carreras

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 16:35

Real Madrid vazhdon të punojë për përforcimin e krahut të majtë të mbrojtjes dhe ka bërë të qartë se zgjedhja e tyre është Álvaro Carreras. Mbrojtësi i ri spanjoll, i cili ka shkëlqyer te Benfica, konsiderohet një bast i sigurt nga drejtuesit sportivë të “Los Blancos”. Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të jetë i lehtë: klubi portugez ka vendosur një klauzolë fillestare prej 50 milionë eurosh.

Sipas raportimeve nga “DefensaCentral”, pavarësisht kostos së lartë, klubi i Lisbonës mund të tregohet i gatshëm të zbutë qëndrimin e tij nëse Madridi pranon të përfshijë dy lojtarë në marrëveshje: Fran García dhe Dani Ceballos. Kjo alternativë për momentin nuk bind as Florentino Pérez-in dhe as Xabi Alonson, pasi ky i fundit dëshiron t’i japë një mundësi Fran-it sezonin e ardhshëm. Sa i përket Ceballos-it, ai preferon të rikthehet te Betis nëse largohet nga kryeqyteti, çka e bën edhe më të vështirë përfshirjen e tij në shkëmbim.

Finalja e Kupës së Portugalisë, që Benfica e luan sot kundër Sportingut, do të shënojë nisjen e bisedimeve formale. Duke filluar nga nesër, Real Madrid do të intensifikojë negociatat për të mbyllur sa më shpejt nënshkrimin e Carreras. Ndërkohë që shifra prej 50 milionësh mbetet në tavolinë, në Valdebebas po punohet për strategji që do të lehtësonin ndikimin ekonomik, si pagesa me këste ose përfshirja e lojtarëve.

Megjithëse Alonso nuk ka në plan të heqë dorë nga Fran apo Ceballos, mungesa e minutave mund të çojë në largim nëse të dy lojtarët nuk marrin garanci për rolin e tyre në sezonin e ardhshëm. Fundi i kësaj çështjeje do të varet në masë të madhe nga bisedat e pritshme mes trajnerit dhe lojtarëve. Ndërkohë, Benfica pret një kundërofertë tërheqëse nga Madridi./GazetaExpress/