Bënë vaksinën për koronavirusin, dalin rezultatet për 14 vullnetarët - Gazeta Express
string(67) "bene-vaksinen-per-koronavirusin-dalin-rezultatet-per-14-vullnetaret"

Bënë vaksinën për koronavirusin, dalin rezultatet për 14 vullnetarët

Gazeta Express

03/04/2020 22:00

Grupi i parë i vullnetarëve kinezë që kanë marrë një vaksinë kandidate për koronavirusin thuhet të jenë të shëndetshëm pasi kanë përfunduar 14 ditët e karantinës.

Të paktën 14 persona janë kthyer në shtëpi të enjten pasi morën pjesë në testet e para klinike të vaksinës kandidate për Covid-19 në Wuhan. Deri më tani vetëm 18 nga 108 pjesëmarrësit në studim e kanë përfunduar procesin e vëzhgimit mjekësor.

Lexo Edhe:

Skuadra e kërkimit do t’i monitorojë të gjithë vullnetarët e tjerë për 6 muaj të tjerë dhe do u marrin kampione gjaku për të ekzaminuar antitrupat e tyre. Shkencëtarët thonë se planifikojnë që të kryejnë prova shtesë jashtë shtetit për të parë nëse vaksina rezulton efektive dhe e sigurt.

Më 17 mars, Kina nisi provat klinike për vaksinën e parë potenciale, e cila është zhvilluar nga Chen Wei, ekspertja e lartë ushtarake i bio-luftës në vend dhe ekipi i saj.

Gjithsej 108 të rritur të shëndetshëm, të moshës 18-60 vjeçare, kanë dalë vullnetarë për të bërë vaksinën. Ata u ndanë në tre grupe në të cilët u injektua sasi të ndryshme të vaksinës.