Ben Blushi promovon në Kosovë - Gazeta Express
string(29) "ben-blushi-promovon-ne-kosove"

Arte

Gazeta Express

05/02/2026 16:11

Ben Blushi promovon në Kosovë

Arte

Gazeta Express

05/02/2026 16:11

Më 11 shkurt, nga ora 18:00 në Librarinë ‘Dukagjini’ promovohet libri “Jam Mysliman” i autorit Ben Blushi.

Do të mbahet takim me autorin dhe një diskutim rreth librit dhe temave që trajton.

Romani “Jam mysliman” i Ben Blushit është një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës, ku një shkrimtar përballet me islamizimin e ngadaltë të shoqërisë dhe të jetës së tij private, përfshirë edhe gruan e tij të dytë, e cila shndërrohet në besimtare. Pas një udhëtimi në Mekë, i vetmuar dhe i kërcënuar nga islamikët, ai bëhet mysliman, duke e kthyer romanin në një metaforë për njeriun që kërkon shpëtim në fe pasi ka humbur besimin te shoqëria.

“Jam mysliman” është botimi i dymbëdhjetë i Ben Blushit, pas sukseseve me bestseller-at “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Kandidati” dhe “Komploti”. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement