Jude Bellingham mund t’i kushtojë Real Madridit një shumë astronomike, pasi është zbuluar një skenar i frikshëm.
Që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund për 88.5 milionë paund, Bellingham është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit.
Ai pati një sezon debutues të jashtëzakonshëm, duke shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet dhe duke ndihmuar skuadrën për të fituar Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, për standardet e tyre të larta, sezoni i kaluar konsiderohet zhgënjyes për Realin, dhe 21-vjeçari synon t’i udhëheqë drejt lavdisë në Kupën e Botës për Klube.
Por që nga viti 2023, Bellingham është përballur me një problem të vazhdueshëm në shpatull, duke luajtur me fashë mbrojtëse si me klubin ashtu edhe me kombëtaren e Anglisë. Real Madrid ka planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale për të menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
Nëse Reali arrin në finale, atëherë ata do të qëndrojnë në SHBA deri më 13 korrik. Pas operacionit, Bellingham mund të mungojë deri në vitin 2026, çka do të ishte një goditje e rëndë si për Realin, ashtu edhe për Anglinë.
Nëse ndodh kështu, ai do të jetë jashtë fushave për rreth 24 javë. Kjo do të thotë se Reali do t’i paguante rreth 8 milionë paund lojtarit, i cili përfiton rreth 330,000 paund në javë, pa e pasur të gatshëm.
Megjithatë, nëse periudha e rikuperimit është 3 deri në 4 muaj – siç është raportuar gjithashtu – atëherë shifra mund të ulet në 4 deri në 6 milionë paund.
Bellingham ka vuajtur nga kjo dëmtim që nga data 5 nëntor 2023, kur pësoi dëmtimin fillestar në një përplasje me Isi Palazonin e Rayo Vallecanos. Duke folur pas fitores 3-1 ndaj Pachuca fundjavën e kaluar, ai u shpreh i lodhur nga situata me shpatullën:
“Kam arritur në pikën ku dhimbja nuk është më aq e madhe. U lodha duke luajtur me mbajtëse. Po humbas shumë peshë nga djersitja, dhe do të bëj operacion pas turneut. Kam pritur gjatë dhe durimi po më mbaron, por fizioterapistët dhe mjekët kanë qenë të jashtëzakonshëm. Dua të ndihem i lirë.”
Bellingham ka qenë titullar në të dyja ndeshjet e Realit në Kupën e Botës për Klube dhe pritet të ruajë vendin e tij në formacionin startues të premten, kur përballen me RB Salzburg.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...