Bellingham mund t’i kushtojë Realit 31 milionë euro më shtrenjtë - Gazeta Express
string(63) "bellingham-mund-ti-kushtoje-realit-31-milione-euro-me-shtrenjte"

Bellingham mund t’i kushtojë Realit 31 milionë euro më shtrenjtë

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 12:23

I blerë verën e kaluar për 103 milionë euro nga Borussia Dortmundi, Jude Bellingham po e bën pasurinë e Real Madridit.

Në sezonin e tij të parë në “Casa Blanca”, mesfushori anglez po e demonstron krejt talentin e tij, duke rezultuar lojtari më vendimtar i skuadrës në aspektin realizuar, me 17 gola në La Liga (golashënuesi i dytë për momentin me vetëm një gol prapa Dovbyk), ndërsa i ka shënuar edhe 4 gola në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

Paraqitje këto që mund ta rrisin vlerën e kartonit të lojtarit, shkruan mediumi spanjoll “AS”, përcjell “Gazeta Express”.

Përpos 103 milionëve të dhëna pak më pak se një vit më parë, në fakt Real Madridi mund të thirret për t’ia dhënë një tjetër tridhjetë milionësh tjetër Borussia Dortmundin.

Kjo për faktin se klubi gjerman e ka përfshirë në marrëveshje edhe një bonus që lidhet me paraqitjet e Bellinghamit.

Nëse Jude do të bëhet golashënuesi më i mirë i Ligës, presidenti Florentino Perez duhet të paguajë më shumë.

E njëjta gjë do të vlejë edhe nëse lojtari do të përfshihet në ekipin “Top 11” të Ligës së Kampionëve ose në formacionin ideal të “FIFA The Best”.

Kështu, vlera e Bellinghamit mund të rritet në 134 milionë euro.

“Marrëveshja e arritur është për 103 milionë euro, një numër fiks, plus bonuset, që mund të shkojnë maksimum në 30 për qind të tjerë”, shkruante vjet në marrëveshjen e zyrtarizimit të “Los Blancos” më 7 qershor të vitit të kaluar.

Transferimi ishte realizuar nga 1 korriku, me lojtarin që kishte nënshkruar kontratë gjashtëvjeçre, deri në vitin 2029. /Gazeta Express/