Bellerin e kërkon kalimin te klubi spanjoll, nisin bisedimet për shkëputje të kontratës me Arsenalin - Gazeta Express
string(99) "bellerin-e-kerkon-kalimin-te-klubi-spanjoll-nisin-bisedimet-per-shkeputje-te-kontrates-me-arsenalin"

Bellerin e kërkon kalimin te klubi spanjoll, nisin bisedimet për shkëputje të kontratës me Arsenalin

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 19:05

Hector Bellerin është duke e kërkuar largimin nga Arsenali.

Agjenti i spanjollit është takuar sot me bordin e Arsenalit në Londër, ka bërë të ditur Fabrizio Romano, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në takim është biseduar për ndërprerjen e kontratës së Bellerinit me klubin londinez, pasi lojtari po e kërkon transferimin e përhershëm te Real Betisi.

27-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar në “Benito Villamarin” dhe shfaqi paraqitje të mira. Ai e ndihmoi skuadrën spanjolle të përfundojnë në pozitën e pestë në La Liga, duke siguruar kështu kualifikimin për në Ligën e Evropës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë me Real Betisin gjithashtu e fitoi edhe trofeun e Kupës së Mbretit.

Ai bëri 32 paraqitje për andaluzjanët në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe regjistroi pesë asistime.

Hector Bellerin e filloi karrierën e tij me Barcelonën, klubin e tij vendas, përpara se të largohej për në Arsenal në moshën 16-vjeçare. Ai e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në “Emirates Stadium”, me përjashtim të huazimeve te Real Betisi dhe më herët te Watfordi.

Kontrata e Bellerinit me Arsenalin skadon më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/