Bella “trondit” fansat pasi poston disa foto nga spitali - Gazeta Express
string(54) "bella-trondit-fansat-pasi-poston-disa-foto-nga-spitali"

Yjet

Gazeta Express

18/09/2025 19:19

Bella “trondit” fansat pasi poston disa foto nga spitali

Yjet

Gazeta Express

18/09/2025 19:19

Modelja e famshme, Bella Hadid, ka ndarë një ditë më parë disa fotografi nga një dhomë spitali, ku tregon betejën e saj më sëmundjen Lyme

Në imazhet e publikuara në profilin e saj në “Instagram”, modelja shihet me një injeksion intravenoz në një shtrat spitali. Në njërën prej tyre, ajo e mbuloi gojën nga dhimbja, dhe në një tjetër, ajo dukej e skuqur ndërsa mbulonte ballin me një fashë.

Krijuesja e parfumit “Orebella” ndau gjithashtu foto të saj me një bluzë Pikachu, një foto me letra loje dhe një pamje të një darke me pica në shtratin e spitalit.

Një foto e fundit e tregonte atë të strukur në cep të një ashensori ndërsa pinte një kafe.

“Më vjen keq, gjithmonë them “Mia!”. Ju dua djema,” shkroi ajo në mbishkrimin e fotove.

Ndërkohë motra e saj, modelja Gigi Hadid i shkroi publikisht disa fjalë mbështetëse.

“Të dua! Shpresoj të ndihesh e fortë dhe mirë se e meriton, së shpejti!!!!!!”.

“Luftëtare e sëmundjes Lyme”, shkroi nëna Yolanda Hadid.

Fansat gjithashtu iu drejtuan komenteve me fjalë inkurajuese, ku njëri shkroi: “Të uroj shërim”. Një tjetër shtoi: “Qëndro e fortë, do ta kalosh këtë Mbretëreshë!!!!”.

Edhe pse modelja e “Frankie’s Bikinis” nuk specifikoi arsyen e shtrimit në spital, ajo dha një përditësim të detajuar mbi trajtimin e sëmundjes së saj Lyme në një postim të ngjashëm nga një spital në vitin 2023.

Yolanda, 61 vjeçe, e cila është diagnostikuar edhe me sëmundjen Lyme zbuloi se Bella dhe vëllai i saj, Anwar, 26 vjeç, ishin diagnostikuar në vitin 2012 gjatë një fjalimi emocional në vitin 2015.

“Ky çmim është për Anwarin dhe Bellën”, tha ajo ndërsa u nderua në Galanë e Global Lyme Alliance:

“Ky është simboli im dhe premtimi im për ju se nuk do t’ju ​​lejoj të jetoni një jetë me dhimbje dhe vuajtje”.

Bella dhe anëtarët e familjes së saj nuk janë të vetmit personazhe të famshëm që po luftojnë me sëmundjen kronike – Justin Timberlake njoftoi diagnozën e tij me sëmundjen “dobësuese” në korrik.