Bekteshi: Hiqet ndalesa e eksportit të miellit, ka mjaftueshëm rezerva ushqimore - Gazeta Express
string(78) "bekteshi-hiqet-ndalesa-e-eksportit-te-miellit-ka-mjaftueshem-rezerva-ushqimore"

Bekteshi: Hiqet ndalesa e eksportit të miellit, ka mjaftueshëm rezerva ushqimore

Gazeta Express

04/04/2020 11:25

Qeveria do ta shfuqizojë ndalimin e eksporteve të miellit njoftoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo masë vjen pas reagimit të mullisëve se përballen me ngecje të plotë të industrisë së tyre. Sipas tyre, çmimi i grurit dhe transportit të importuar është rritur, ndërsa atyre u ndalohet ngritja e çmimit të miellit, përcjell GazetaExpress.

Që nga fillimi i krizës është rritur kërkesa e grurit në treg. Për prodhimin e miellit kërkesa është rritur në të gjitha shtetet, dhe filloi të vlerësohet më shumë çmimi i ushqimeve dhe kërkesa për miell.

Lexo Edhe:

Rezervat janë të mjaftueshme për momentin nuk ka nevojë për panik, importet e grurit lejohen duke lejuar edhe shkëmbimin e mallrave. Javën e kaluar kemi pasur një problem juridik, me vendimin e Qeverisë ku çmimet e importit të produkteve, ku nuk ishin të listuara lëndët e para nga të cilat ne i bëjmë ato produkte- deklaroi Goran Malishiq- Kryetar i Shoqatës së Industrisë së mullisëve dhe furrtarëve.

Mullisët sigurojnë se në vend ka rezerva të mjaftueshme të miellit dhe se nuk ka vend për panik. Masa e ndalesës së eksportit të miellit ishte një nga vendimet ekonomike të qeverisë, që synonte mbrojtjen e tregun e brendshëm dhe sigurimin e sasive të mjaftueshme të miellit./GazetaExpress/B.Lika/