Bekteshi: BDI në partneritet vetëm me qytetarët, e pa konkurrencë në spektrin politik shqiptar - Gazeta Express
string(92) "bekteshi-bdi-ne-partneritet-vetem-me-qytetaret-e-pa-konkurrence-ne-spektrin-politik-shqiptar"

Bekteshi: BDI në partneritet vetëm me qytetarët, e pa konkurrencë në spektrin politik shqiptar

Gazeta Express

22/02/2020 20:13

Para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, përderisa partitë politike në vend vazhdojnë të koketojnë për koalicione , BDI ripërsërit se kjo parti nuk bën partneritete paraprake, përcjell Express nga Aktuale.

Kreshnik Bekteshi tha se BDI është e pakonkurrencë në spektrin politik shqiptar.

Lexo Edhe:

“BDI nuk bën partneritete paraprake. BDI është në partneritet vetëm me qytetarët e RMV-së, veçanërisht me qytetarët shqiptarë. Dhe pikërisht qytetarët do të vendosin për të ardhmen e BDI-së. Ne jemi të bindur dhe këtë e tregojnë edhe anketat dhe hulumtimet e ndryshme se BDI nuk ka konkurrencë, në veçanti në spektrin politik shqiptar në RMV”, tha Bekteshi./GazetaExpress/B.Leka/