Bekim Sali, priti në takim Ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu - Gazeta Express
string(98) "bekim-sali-priti-ne-takim-ministren-e-puneve-te-brendshme-te-republikes-se-shqiperise-albana-kociu"

Maqedoni

Gazeta Express

28/01/2026 17:33

Bekim Sali, priti në takim Ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu

Maqedoni

Gazeta Express

28/01/2026 17:33

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, projekti ONE STOP SHOP, për të cilin pritet që në një periudhë të afërt të nisin përgatitjet për implementim, ndërsa vetë implementimi i sistemit pritet të fillojë në sezonën verore, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e investimeve ekonomike.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e koordinimit politik dhe institucional për realizimin e projekteve strategjike. Palët ranë dakord për intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit të përditshëm mes institucioneve përkatëse, me qëllim avancimin e projekteve konkrete që fuqizojnë partneritetin mes dy vendeve dhe kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement