Bekim Sali: Pavarësia e Kosova është gurthemeli i dinjitetit dhe shtetndërtimit tonë - Gazeta Express
string(83) "bekim-sali-pavaresia-e-kosova-eshte-gurthemeli-i-dinjitetit-dhe-shtetndertimit-tone"

Maqedoni

Gazeta Express

17/02/2026 9:19

Bekim Sali: Pavarësia e Kosova është gurthemeli i dinjitetit dhe shtetndërtimit tonë

Maqedoni

Gazeta Express

17/02/2026 9:19

Zëvendëskryeministri Bekim Sali mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Shkup, me ftesë të ambasadorit të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, ai theksoi se pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Sipas tij, kjo datë është fryt i një rruge të gjatë sakrificash dhe përpjekjesh për liri, dinjitet dhe ndërtim të shtetit.

Në fund, Sali përcolli urimet për Kosovën, duke shprehur besimin se rruga e saj drejt zhvillimit dhe forcimit institucional do të vazhdojë me vendosmëri.

Urime Kosovë. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement