Bekim Jashari pyetet pse nuk mori pjesë në varrimin e babait të Hashim Thaçit, kjo është përgjigja e tij - Gazeta Express
string(103) "bekim-jashari-pyetet-pse-nuk-mori-pjese-ne-varrimin-e-babait-te-hashim-thacit-kjo-eshte-pergjigja-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 22:13

Bekim Jashari pyetet pse nuk mori pjesë në varrimin e babait të Hashim Thaçit, kjo është përgjigja e tij

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 22:13

Sot është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në media u raportua se asnjë nga familjarët e familjes Jashari nga Preakzi nuk ishin prezent në varrimin e babait të ish-Presidentit Thaçi.

Po ashtu, nuk kishte as ndonjë telegram ngushëllimi nga familja Jashari drejtuar familjes Thaçi.

Pas gjithë kësaj, ka folur Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt dhe familjar i familjes Jashari.

Në një prononcim për FrontOnline, Jashari nuk ka dhënë sqarime apo arsye rreth aludimeve, duke thënë se do të dëgjohet më vonë.

‘’Jam mysafir, nuk mund të flas. Dëgjohemi më vonë’’ tha shkurt Jashari për FrontOnline.

Advertisement
Advertisement
Advertisement