Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se dikush është duke ia keqpërdorur emrin e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin e tij dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.
Ai bëri thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes, të mos bien “pre e këtij mashtrimi të turpshëm dhe t’i raportoni menjëherë rastet në Polici”.
“Njëkohësisht, u kërkoj organeve të rendit që të merren urgjentisht me këtë rast dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme”, shkroi Jashari.