Analisti i Kampionatit Botëror në emisionin “Favorit” në Televizionin T7, Bekim Isufi ka zgjedhur formacionin më të mirë deri më tani.
Aktualisht ka përfunduar faza e 1/8 e finales, kurse prej nesër nisin çerekfinalet.
Isufi ka vendosur për këtë 11-she, shkruan Gazeta Express.
Dy futbollistë të Marokut, dy të Francës, dy të Brazilit, një i Anglisë, një i Kroacisë, një i Portugalisë, një i Holandës dhe një i Argjentinës.
Për trajner e ka zgjedhur Walid Regragui të Marokut.