Bekim Haxhiu për tërheqjen e Trustit: Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë sërish në Kuvend - Gazeta Express
string(94) "bekim-haxhiu-per-terheqjen-e-trustit-me-10-mije-nenshkrime-mund-ta-procedojne-serish-ne-kuvend"

Bekim Haxhiu për tërheqjen e Trustit: Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë sërish në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 8:41

Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiu, projektligj ky që dështoi të miratohej dje Kuvendin e Kosovës, tha se qytetarët e kanë edhe një mundësi që ta riprocedojnë këtë nismë ligjore.

Haxhiu tha se përmes peticionit me 10 mijë nënshkrimeve do të mund të riprocedonin nismën për tërheqjen e Trustit.

Lexo Edhe:

“Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë në kuvend. I thashë kryeministrit se cfarë do të thuash nesër që këtë do ta sjellin qytetarët dhe cila do të jetë arsyeshmëria sepse s’do ta kesh më si objektiv opozitën por qytetarin”, është shprehur Haxhiu në Klan.

Tutje, ai tha se kjo çështje u takon qytetarëve nëse dëshirojnë ta riprocedojnë këtë nismë ligjore, teksa shtoi se nëse ata (qytetarët) kanë alternativa tjera për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe deputetët lë ta bëjnë.