Bekim Haxhiu me akuza të rënda: Në pandemi u vodhën edhe qeset e kufomave - Gazeta Express
string(72) "bekim-haxhiu-me-akuza-te-renda-ne-pandemi-u-vodhen-edhe-qeset-e-kufomave"

Bekim Haxhiu me akuza të rënda: Në pandemi u vodhën edhe qeset e kufomave

Gazeta Express

29/05/2020 12:36

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se hajnia në tenderë nga Ministria e Shëndetësisë ishte shumë e madhe.

Haxhiu tha se vjedhja ishte nga paracetamolli e dorëzat dhe deri në qeset e kufomave në kontratat e nënshkruara nga Ministria.

Lexo Edhe:

Ai tha se një maskë e cila në treg gjendet me 0.95 centë, është blerë nga Ministria e Shëndetësisë me çmimin prej 8.50 euro, pra diku afro 3500% më shtrenjtë.

“Një maskë pp2 respiratore që në rajon gjendet me 0.95 centë e deri në 1.21 cent, Ministria e Shëndetësisë e ka paguar me çmim 8 euro 50 centë, gjithashtu edhe me maska kirurgjike, QKUK-ja ka pasur kontratë valide me 0.16 centë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar maska me çmim 0.56 centë, pra për afro 3500 % më shtrenjtë ka kontaktuar blerjen e tyre, po ashtu është vjedhur prej paracetamolit e dorëzave deri te qeset e kufomave”, tha Haxhiu në RTK.

Po ashtu, Haxhiu tha të gjitha këto dëshmi që janë pranuar edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, janë dorëzuar në prokurori për hetime.

“Komisioni Parlamentar tanimë e ka zyrtarizuar për hetim në organet e prokurorisë, në mbledhjen që e kemi pasur janë shqyrtuar dokumentacioni nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha këto dokumentacione të dorëzohen në prokurori, pasi ka dyshime për fryrje të çmimeve deri në 3500%, kontrata të dyfishta”, tha Haxhiu.