Bekë Berisha e Burhan Pajaziti takim me banorët e Velanisë: Kjo lagje meriton t’i kthehet vëmendja dhe respekti që i takon - Gazeta Express
string(120) "beke-berisha-e-burhan-pajaziti-takim-me-banoret-e-velanise-kjo-lagje-meriton-ti-kthehet-vemendja-dhe-respekti-qe-i-takon"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 22:48

Bekë Berisha e Burhan Pajaziti takim me banorët e Velanisë: Kjo lagje meriton t’i kthehet vëmendja dhe respekti që i takon

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 22:48

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Bekë Berisha, zhvilloi takim me banorët e Velanisë për të dëgjuar zërin e tyre, nga problemet e trafikut urban e “deri te nevoja që taksat e qytetarëve të kthehen në shërbime reale dhe të prekshme”.

Berisha në takim ishte i shoqëruar edhe me kandidatin për Kuvendin Komunal, Burhan Pajaziti.

Krahas videos së publikuar, Berisha ka shkruar:

Velania, gjatë viteve të okupimit, u bë qendër universitare dhe shkollë në çdo shtëpi, çdo derë u hap për studentë, çdo familje u bë pjesë e mbijetesës së dijes dhe e rezistencës së mendimit.

Por a është vlerësuar ndonjëherë kontributi i këtyre qytetarëve që e kthyen lagjen në simbol të arsimit dhe dinjitetit kombëtar?

Sot, Kandidati jonë për Kuvendin Komunal, Burhan Pajaziti, dhe Beka, u takuan me banorët e Velanisë për të dëgjuar zërin e tyre, nga problemet e trafikut urban e deri te nevoja që taksat e qytetarëve të kthehen në shërbime reale dhe të prekshme.

Sepse Velania nuk është vetëm lagje e Prishtinës, janë zemra e dijes dhe e kujtesës sonë kolektive, të cilat meritojnë t’i kthehet vëmendja dhe respekti që u takon.

Video KËTU