string(99) "beke-berisha-ankohet-qe-spo-mund-te-flasin-ne-foltore-per-pagen-thote-se-na-kane-dale-nja-1500-euro"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 11:00

Bekë Berisha ankohet që s’po mund të flasin në foltore, për pagën thotë se “na kanë dalë nja 1500 euro”

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 11:00

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se mbase gjëja e fundit që ka mbetur për të dalë nga bllokada në Kuvend është pritja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese ose eventualisht një iniciativë që t’i bëjë bashkë partitë politike, për të cilën tha se mund ta bëjë presidentja.

Berisha tha se në të kaluarën kur kanë gjetur zgjidhje iu “kanë nejt gati” ambasadat, por se këtë herë si politikanë nuk po arrijnë t’i japin drejtim.

“Është për të ardhur keq. Si deputetë dhe si përfaqësues të qytetarëve, është zhgënjyese që nuk kemi pasur mundësinë apo aftësinë për t’u mbledhur dhe për të gjetur një zgjidhje”, tha Berisha.

Ai u ankua edhe për pamundësinë për të folur në Kuvend.

“Nuk po kemi as fjalë në Kuvend për me gjet një zgjidhje. Një situatë e çuditshme”.

Berisha tha se pagën bazë e kanë marrë, por tha se atë normalisht “pagën duhet ta arsyetojmë me veprime”.

“Nja 1500 euro na kanë dalë pa komisione apo shtesa të tjera”.

Berisha ka refuzuar të flasë për Nismën dhe Fatmir Limajn dhe afrimin e tyre Lëvizjen Vetëvendosje.

“Njihem si person pajtues. Njeriu që e ka të kaluarën e tij nuk mund të flas keq. Nuk kam asnjë kundërshtim me këta tjerë”, tha ai. /Express/