Bejtja: Marrëveshja për zgjedhoren i shërbeu politikës, por shqiptarët nuk i shpëton - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

14/01/2020 23:18

Bejtja: Marrëveshja për zgjedhoren i shërbeu politikës, por shqiptarët nuk i shpëton

Ballina

Gazeta Express

14/01/2020 23:18

Gazetari Andi Bejtja e shikon me dyshim marrëveshjen e re politike, për reformën zgjedhore. Në emisionin Opinion ai tha opozita mund të ketë gabuar strategjinë. Sipas tij përpara kësaj marrëveshjeje duhet të kishte dhe një marrëveshje tjetër për të liruar ata që janë në burg gjatë protestave të opozitës.

Andi Bejtja: Unë jam nga ata që nuk krahasojnë ata që vjedhin votat me ata që ngatërrojnë strategjinë siç mund të jetë PD-ja dhe mund të ketë pasoja. Dhe opozita mund të ketë gabuar strategjinë dhe këta kanë blerë vota, por nga ana tjetër duhet thënë me plot gojë që më ketë marrëveshje parlamenti u deligjitimua. Kjo është kryesorja  dhe ana tjetër përpara se të bëhet kjo marrëveshje duhet të shtoj dhe një pikë se ka kujtesë historike kjo që ka ndodh se u bënë një vit demonstrata, protesta të paktën të kishin bërë një marrëveshje që të liroheshin nga burgu ata që kanë protestuar dhe janë 300 veta në burg nga protestat e opozitës…Gjithë këto pirueta që janë bërë kanë një kujtesë dhe një kosto për opozitën. Po prapë mund të them që unë nuk jam nga ata që krahasoj piruetin strategjike me atë me krimin në zgjedhje. Mund të çlirojë ngërçin e politikës me njëra –tjetrën por nuk  do të shpëtojë shqiptarët.

Forcat kryesore politike arritën sot një marrëveshje për të realizuar me mirëkuptim reformën zgjedhore deri më 15 mars. Një grup prej 4 anëtarësh, përfaqësues të tre partive kryesore Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ranë dakord për miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

Reforma u ra dakord që të diskutohet dhe hartohet jashtë parlamentit në tryezën politike të partive, dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti.

Në Këshillin Politik të ngritur mes pozitës dhe opozitës marrin pjesë përfaqësues të opozitës së bashkuar, drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend. Shumica ra dakord të mos ndryshojë produktin e dakortësuar me opozitën, në Komision apo në seancë plenare. Krahas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, palët ranë dakord të diskutojnë edhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që i shërben arritjes së standardeve zgjedhore ndërkombëtare./ Opinion.al