Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin e presidentit të vendit para se të votohet.
Behrami, në postimin e tij ka thënë se, VV’ja e ka shkelur Kushtetutën më shpesh sesa derën e Shtëpisë së Bardhë, dhe se kjo parti, nuk mund të mbajë ligjërime për rëndin kushtetues.
Postimi:
Para se me shku me votu, partia që ka shumicën në Parlamentin e Kosovës e ka detyrim kushtetues me arrit konsensus për emrin e Presidentit të Kosovës.
Një parti që ka shkelur më shpesh Kushtetutën sesa derën e Shtëpisë së Bardhë nuk mund të mbajë ligjërime për rendin kushtetues!
Ata mund të na ligjërojnë vetëm për përmbysje të rendit kushtetues, për dhunën politike, hedhjen e gazit lotsjellës!
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...