Behrami: Suspendimi i hetuesve policorë që po hetonin korrupsionin precedent i rrezikshëm - Gazeta Express
string(88) "behrami-suspendimi-i-hetuesve-policore-qe-po-hetonin-korrupsionin-precedent-i-rrezikshem"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 7:07

Behrami: Suspendimi i hetuesve policorë që po hetonin korrupsionin precedent i rrezikshëm

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 7:07

Artan Behrami, deputet i PDK-së ka reaguar ndaj raportimit ekskluziv të Nacionales, në lidhje me degradimin e dy policëve hetues të cilët po hetonin Rozeta Hajdarin, Faruk Mujkën e raste të tjera të ndishme korruptive të qeverisë Kurti.

Behrami ka thënë se në vendet demokratike profesionist të tillë dekorohen për guximin, ndërsa kjo që ndodhi sot është precedent i rrezikshëm.

E plotë:

Pas FSK-së, okupuesit e institucioneve kanë filluar të keqpërdorin edhe Policinë e Kosovës për t’ia hequr prangat e korrupsionit Qeverisë Kurti.

Suspendimi i hetuesve policorë, të cilët në një shtet demokratik duhet të dekorohen për guxim, është precedent i rrezikshëm.