Behrami: Specialja bashkë me Serbinë bëri përpjekje për të nxjerr llumin e desinformatave kundër ish-krerëve të UÇK-së - Gazeta Express
string(117) "behrami-specialja-bashke-me-serbine-beri-perpjekje-per-te-nxjerr-llumin-e-desinformatave-kunder-ish-krereve-te-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 8:20

Behrami: Specialja bashkë me Serbinë bëri përpjekje për të nxjerr llumin e desinformatave kundër ish-krerëve të UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 8:20

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka ftuar qytetarët që ta dalin në protestën e 17 shkurtit kundër Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë bashkë me Serbinë dhe bashkëpuntorët e tyre në Kosovë dhe në perëndim kanë intesifikuar përpjekjet për të nxjerrë nga moçali llumin e desinformatave kundër UÇK-së.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se edhe me tutje ka njerëz që i besojnë narracionit serb mbi historinë e Kosovës, sesa protagonistëve të kësaj historie.

“Gjykata Speciale, bashkë me Serbinë dhe bashkëpuntorët e tyre në Kosovë dhe në perëndim, kanë intesifikuar përpjekjet për të nxjerrë nga moçali llumin e desinformatave disa dekadëshe për të krijuar një ambient të pranimit të dënimit të mundshëm të krerëve të UÇK-së. Pak e frikshme që edhe më tutje ka njerëz që më shumë i besojnë narracionit serb mbi historinë e Kosovës, sesa protagonistëve të kësaj historie! Prandaj, më 17 shkurt, në ora 14:00, të gjithë në Sheshin Skënderbeu, marshojmë për drejtësi!”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement