Behrami: PDK nuk shkon më në zyrën e Kurtit për takime - Gazeta Express
string(53) "behrami-pdk-nuk-shkon-me-ne-zyren-e-kurtit-per-takime"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 7:56

Behrami: PDK nuk shkon më në zyrën e Kurtit për takime

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 7:56

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se partia e tij nuk do të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti, duke e konsideruar pozicionimin e Glauk Konjufca si mbyllje të derës për marrëveshje politike.

Sipas Behramit, kërkesa e PDK-së ka qenë e qartë: arritja e një marrëveshjeje politike me Lëvizja Vetëvendosje (VV), përmes së cilës PDK do të kishte të drejtën të propozonte një kandidat për president.

“Ne nuk shkojmë fare në zyrë te Albin Kurti. Me pozicionimin e Glauk Konjufcës, ai i ka mbyllur dyert. Kërkesa jonë ka qenë e qartë që të kemi një marrëveshje politike me VV-në, përmes së cilës PDK-ja e ka të drejtën të propozojë një kandidat, i cili jo domosdoshmërisht duhet ta ketë librezën e PDK-së”, është shprehur Behrami.

“Situata është shumë e rëndë”, Behrami paralajmëron protesta dhe mjete tjera demokratike

Ai  ka komentuar situatën aktuale politike dhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë edhe protesta masive për të ndaluar këto përpjekje. Ne duhet të mendojmë të përdorim edhe mjete të tjera demokratike që nuk janë përdorur deri sot. Njeriu që e kemi përpara nuk ka as empati dhe hise; ne duhet të gjejmë gjuhën e duhur për t’u përdorur me të. Tani jemi në një situatë shumë të vështirë, shumë të rëndë”, tha Behrami/ rtv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement