Behrami: Me premtimin që e mbajti, PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit - Gazeta Express
string(83) "behrami-me-premtimin-qe-e-mbajti-pdk-ja-demaskoi-politiken-anti-uck-te-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 12:33

Behrami: Me premtimin që e mbajti, PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 12:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, duke iu referuar votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit, tha se me premtimin që e mbajti, PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit.

Ai gjithashtu u shpreh se Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Kurtit.

“Me premtimin që e ka mbajtur Partia Demokratike e Kosovës, ne e kemi demaskuar politikën anti-UÇK të Albin Kurtit, e cila gjithmonë është fshehur prapa njerëzve si Glauk Konjufca dhe Shqipe Selimi dhe që nga sot ai nuk mund të fshihet prapa këtyre figurave, sepse Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Albin Kurtit”, u shpreh tutje ai.