Behrami: Kurti dhe Gjykata Speciale po përpiqen të demonizojnë dhe kriminalizojnë UÇK-në - Gazeta Express
string(87) "behrami-kurti-dhe-gjykata-speciale-po-perpiqen-te-demonizojne-dhe-kriminalizojne-uck-ne"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 18:11

Behrami: Kurti dhe Gjykata Speciale po përpiqen të demonizojnë dhe kriminalizojnë UÇK-në

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 18:11

Artan Behrami i PDK’së ka reaguar duke thënë se krerët e UÇK-së po përballen njëkohësisht me presionin e Gjykatës Speciale dhe me qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, “atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti, ndërsa atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Kurti, ua bën Gjykata Speciale”.

Behrami thekson se të dyja palët po veprojnë si zëvendësim i njëra-tjetrës në përpjekjet për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në dhe krerët e saj.

Ai shprehet i bindur se, ashtu siç i kanë fituar betejat e mëparshme, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe nga kjo betejë.