Behrami kritikon Specialen: Dëshmitë e ish-sekretares amerikane do të ballafaqohen me dëshmitë e MUP-it dhe UDB-së - Gazeta Express
string(113) "behrami-kritikon-specialen-deshmite-e-ish-sekretares-amerikane-do-te-ballafaqohen-me-deshmite-e-mup-it-dhe-udb-se"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 8:39

Behrami kritikon Specialen: Dëshmitë e ish-sekretares amerikane do të ballafaqohen me dëshmitë e MUP-it dhe UDB-së

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 8:39

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka kritikuar Gjykatën Speciale për vendimin për të ia kufizuar vizitat ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në paraburgim.

Ai ka vlerësuar se këtë vendim gjykata e ka nxjerr në ditën që mbrojtja e Thaçit ka publikuar listën e shumë ish-diplomatëve perëndimor që do të dëshmojnë në proces.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se me këtë veprim Specialja po krijon spektakle të panevojshme.

“Në ditën kur mbrojtja e krerëve të UÇK-së paralajmëroi të prezantohen dëshmitë e Albright, Holbrooke, Dole, Clark, Ëalker etj., Gjykata Speciale del me lista për të krijuar spektakël. Por, krejt vëmendja duhet të jetë te dëshmitarët e mbrojtjes. Dëshmitë e ish-Sekretares Madeleine Albright do të ballafaqohen me dëshmitë e MUP-it dhe UDB-së serbe. Dëshmitë e Gjeneralit Clark do të ballafaqohen me dëshmitë e gjeneralëve të Millosheviçit. Dëshmitë e Ambasadorit Ëilliam Ëalker do të ballafaqohen me dëshmitë e Nazim Bllacës. Dëshmitë e Ambasadorit Holbrooke do të ballafaqohen me dëshmitë e atij dëshmitarit që UÇK-ja i ka bërë “magji”! Fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë pikëpërmbysja në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Behrami.