Behrami: Hill foli nga perspektiva që s'ishte shumë i afërt me UÇK, kjo e bën atë dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes - Gazeta Express
string(117) "behrami-hill-foli-nga-perspektiva-qe-sishte-shume-i-afert-me-uck-kjo-e-ben-ate-deshmitarin-me-kredibil-te-mbrojtjes-2"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 17:36

Behrami: Hill foli nga perspektiva që s’ishte shumë i afërt me UÇK, kjo e bën atë dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 17:36

Deputeti  PDK-së, Artan Behrami, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për dëshminë e ish-ambasadorit Christopher Hill në Dhomat e Specializuara të Hagës, shkruan Express.

Behrami ka thënë se fakti që Hill dëshmon nga një perspektivë e mos të qenit shumë i afërt me UÇK-në por me krahun pacifist, e bën edhe më të besueshëm rrëfimin e tij,

Tutje deputeti Behrami thotë se pozita që Hill ka pasur, njerëzit që ka takuar dhe vendet ku ka qëndruar, e bëjnë atë si dëshmitarin më të besueshëm të mbrojtjes.

 “Hill flet edhe nga një perspektivë që s’ka qenë shumë i afërt me UÇK-në. Kjo e bën edhe më të besueshëm rrëfimin e tij. Posti që ka mbjat, akterët që ka takuar, vendet që ka qëndru, e bëjnë Hillin si dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes”, ka thënë Behrami.

“Kurrë më lehtë një panel gjyqësor s’e ka pasur që të merr verdikt lirues sesa tani”, ka shtuar ai./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement