Behrami e konfirmon për Express: Valoni i shpëtoi koronavirusit që e “pushtoi” Genoan - Gazeta Express
string(82) "behrami-e-konfirmon-per-express-valoni-i-shpetoi-koronavirusit-qe-e-pushtoi-genoan"

Gazeta Express

28/09/2020 23:59

Behrami e konfirmon për Express: Valoni i shpëtoi koronavirusit që e “pushtoi” Genoan

Gazeta Express

28/09/2020 23:59


14 raste pozitive, COVID-19 e ka pushtuar Genoan. Për Express babi i Behramit ka konfirmuar se Valoni nuk është në mesin e tyre.

Genoa ka konfirmuar se 14 pjesëtarë të stafit dhe lojtarë kanë rezultuar pozitiv pas testeve për COVID-19.

Sipas mediave në Itali, prej tyre besohet të jenë 10 futbollistë.

Në mesin e tyre u dyshua edhe për Valon Behramin.

Por, për Gazetën Express, Ragip Behrami, babi i mesfushorit shqiptar, ka konfirmuar se djali i tij “pak çaste më parë ka pranuar rezultatin e testit dhe ka rezultuar negativ”.

Behrami ishte titullar në humbjen e thellë të Genoas kunder Napolit. /GAZETA EXPRESS/