Ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar në lidhje me datën 28 dhjetor, që është propozuar nga partia në pushtet për zgjedhje.
Ai ka thënë se kjo datë e preferuar e tyre, është datë për mbajtjen e zgjedhjeve pa vëshgues ndërkombëtarë.
Behramaj ka thënë se partia në pushtet dëshirojnë uzurpatorët e institucioneve, sepse sipas tij nuk iu intereson nëse zgjedhjet nuk do ta gëzojnë besueshmërinë e qytetarëve dhe partive politike.
“E pamë në rastin e Mitrovicës sesi përfaqësuesit e Vetëvendosjes bënin presion mbi institucionet e pavarura dhe për ta nuk kishte rëndësi ligjshmëria e zgjedhjeve. Krizës politike në Kosovë nuk mund t’i shtohet edhe një barrë tjetër e madhe: kriza e besueshmërisë në zgjedhje”, ka shkruar Behramaj në Facebook.
Presidentja e Kosovës sot ka marrë vendim për shpërbërjen e Kuvendit, ndërsa dy datat e propozuara për mbajtjen e tyre janë 21 dhe 28 dhjetori.