Në emisionin EURO n’T7 është debatuar për udhëzimin e ri administrativ të nënshkruar nga ministri Hekuran Murati në ditën e tij të dorëheqjes e që ka të bëjë me arkat fiskale.
Ardian Behluli nga kompania ENTERNET, e cila merret me shitjen e arkave fiskale, ka deklaruar në emisionin EURO n’T7 se me këtë udhëzim administrativ, qeveria e ka kthyer procesin e fiskalizimit në vitin 2010, aty ku ka filluar ky proces.
Sipas tij, ky udhëzim administrativ dëmton rëndë gjithë procesin e fiskalizimit, i cili ka qenë shembull edhe për vendet e tjera.
“Me 16 janar të këtij viti ne kemi bërë kërkesë te departamenti i arkave fiskale pranë ATK-së për rilejencim, ku edhe e kemi licencën për katër vitet e ardhshme, e në anën tjetër, sipas udhëzimit të ri administrativ, neni 51 thotë se bizneset nuk janë të obliguara të pajisen me arka fiskale. Pas kësaj, ne kemi pyetjet tona: pse ne si kompani kemi marrë licencë edhe për katër vitet e ardhshme, ndërkohë bizneset nuk obligohen që të pajisen me arka fiskale. Po ashtu, ky udhëzim e thotë qartë që, për shkak se bizneset nuk janë të obliguara që të pajisen me arka fiskale derisa të vijë sistemi i ri, të njëjtat janë udhëzuar që të shkojnë të presin në radhë te Administrata Tatimore për të marrë paragona për t’iu lëshuar konsumatorëve, siç është bërë deri në vitin 2010, kur ka filluar fiskalizimi. Pra, jemi kthyer shumë mbrapa me këtë udhëzim administrativ,” ka shtuar Behluli.
Me sistemin e ri të arkave fiskale digjitale, kompanitë do të kenë një softuer dhe jo arka fiskale fizike, i cili, sipas kompanive që merren me shitjen e arkave fiskale, do të jetë shumë më i shtrenjtë sesa ky aktuali.
“Ne si kompani Enternet kemi qenë të obliguar të krijojmë stoqe për nevoja të bizneseve dhe ato stoqe kapin vlerën deri në 2 milionë euro, ndërsa sipas këtij udhëzimi të ri, të njëjtat nuk do të mund të përdoren më. Me këtë rast, ne do të dëmtohemi shumë. Përveç kësaj, ne kemi mbyllur tashmë 5 qendra të servisimit të pajisjeve dhe kemi lënë vetëm një, ku shumë punëtorë edhe do të mbesin pa punë. Një gjë tjetër interesante është që komplet pajisjet që janë të obliguara bizneset të pajisen me to me sistemin e ri, në rastin më të mirë janë rreth 780 euro, derisa një arkë fiskale te ne ka nisur me 219 euro,” ka pohuar Behluli.
Një rrezik tjetër që mund të paraqitet prej sot e tutje është edhe rritja e evazionit fiskal apo mosdeklarimit të tatimeve për shkak të thirrjes së ATK-së ndaj bizneseve që nuk janë të obliguara të pajisen me arka fiskale derisa të nisë sistemi i ri.
Behluli: Paragona në vend të kuponave fiskal – ky është udhëzimi i ministrit Murati që ka kthyer procesin e fiskalizimit në vitin 2010