“Behia’s Dance” do të prezantojnë premierën “Coppelia”, të dielën - Gazeta Express
string(59) "behias-dance-do-te-prezantojne-premieren-coppelia-te-dielen"

Arte

Gazeta Express

20/06/2025 16:26

“Behia’s Dance” do të prezantojnë premierën “Coppelia”, të dielën

Arte

Gazeta Express

20/06/2025 16:26

Balerinat e “Behia’s Dance” do të prezantohen me premierën “Coppelia” të dielën, më 22 qershor, prej orës 18:30 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kjo Shfaqje vjen me koreografi të Behie Murtezit e Driton Saqipit, kurse muzikën e kësaj Shfaqjeje e ka punuar Delibes H. Syla; me kostumografi të A. Fashion, skenografi të Lavdie Murtezit e me udhëheqës artistik Driton Saqipi.

Për shfaqjen:

Një nga baletet më të dashura dhe plot humor, “Coppélia”, vjen në skenë në një version të veçantë nga trupa e baletit për fëmijë. E mbushur me muzikë të gjallë, lëvizje elegante dhe një tregim fantastik për një kukull misterioze që duket si e gjallë, kjo shfaqje sjell gëzim dhe imagjinatë për publikun e të gjitha moshave. Një përvojë e ëmbël artistike që i fton fëmijët në botën e baletit klasik në mënyrën më argëtuese.