Behgjet Pacolli zyrtarisht deputet - Gazeta Express
string(34) "behgjet-pacolli-zyrtarisht-deputet"

Behgjet Pacolli zyrtarisht deputet

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:06

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka arritur që zyrtarisht të bëhet deputet i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i tij, Naim Murseli.

Lexo Edhe:

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që Pacolli është njëri ndër më të votuarit në listën e LDK’së.

“Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së”, ka shkruar ai.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AKR’ja dhe LDK’ja kanë garuar në koalicion.

Ato nuk patën rezultat aq të mirë zgjedhor duke dal të tretit në këto zgjedhje.

Në Kuvendin e Kosovës ata kanë arritur që të marrin vetëm 15 ulëse. /Gazeta Express/