Behgjet Pacolli me propozim për Prishtinën: Për taksën heshta, mendoja që ishte shaka - Gazeta Express
string(83) "behgjet-pacolli-me-propozim-per-prishtinen-per-taksen-heshta-mendoja-qe-ishte-shaka"

Gazeta Express

21/10/2020 11:35

Behgjet Pacolli me propozim për Prishtinën: Për taksën heshta, mendoja që ishte shaka

Gazeta Express

21/10/2020 11:35

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj propozimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për vendosjen e taksës për veturat që hyjnë në qytet. Pacolli thotë se komunarët e Prishtinës nuk guxojnë ta bëjnë këtë, raporton Express

Pacolli ka shkruar në Facebook se deri më tani ka heshtur rreth kësaj çështjeje, pasi ka menduar se është shaka.

Lexo Edhe:

Ai thotë se komunat nuk mund t’i prekin xhepat e qytetarëve për të justifikuar “punën” e tyre.

“Në propozimin e Komunës së Prishtinës për hyrjen me pagesë, deri më tani kam heshtur duke menduar se është një shaka e sezonit. Është e padrejtë ndaj qytetarëve, vetëm të mendojnë për një gjë të tillë. Komunat nuk mund të prekin gjithmonë xhepat e qytetarëve për të justifikuar “punën” e tyre ose më saktë “përshtatshmërinë e tyre modus operandi””, ka shkruar Pacolli.

Pacolli thotë se komunarët nuk guxojnë t’u vendosin taksë qytetarëve.

Ai ka treguar edhe propozimet që kishte bërë kohë më parë për të zgjidhur problemin e tollovisë në qytet.

“Ju Komunarët nuk guxoni ta bëni atë. Zgjidhja e problemit të trafikut në qytet ishte propozimi im i hershëm përcaktimin e administratës dhe zyrave të tjera civile dhe të biznesit nga qyteti në periferi, së bashku me kampuset universitare në mënyrë që qyteti aktual t’u lihet banorëve. Kjo ka qenë, mbetet dhe do të jetë zgjidhja e vetme nga viti 2006”, shkruan Pacolli.

“Kur isha në qeveri u përpoqa më të mirën për ta bërë të mundur këtë (edhe duke financuar një pjesë të madhe të logjistikës sime) por isha i vetmuar në këtë ide dhe kjo u banalizua nga kolegët e mi në qeveri. Për këtë, unë kisha prezantuar një projekt i cili madje ishte “humbur” në mjediset e Kryeministrisë. Nëse ata do të më kishin dëgjuar mua, sot do të kishim pjesën më të madhe të “Qytetit Administrativ” në Hajvalia dhe ajo hapësirë ​​nuk do të ishte shkatërruar siç po ndodh tani”, ka shkruar Pacolli.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar që të bëhet një taksë për veturat që hyjnë në kryeqytet.

Ai ka thënë se kjo do të zgjidhte problemin e trafikut të ngarkuar dhe tollovisë në kryeqytet dhe do ulte ndotjen e ajrit.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se tarifa për taksën është menduar të jetë 10 euro. /Express/