Behgjet Pacolli i ka mundësuar djalit të tij diçka të jashtëzakonshme - Gazeta Express

Behgjet Pacolli i ka mundësuar djalit të tij diçka të jashtëzakonshme

Gazeta Express

23/10/2020 13:20

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka mundësuar djalit të tij që të luajë shah me kampionin e botës, Anatoli Karpov.

Pacolli ka publikuar një fotografi të tyre në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se loja e tyre ka nisur që nga ora 11:00, në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

“Sot (nga ora 11.00) djali im Isa po luan lojën e tij të shahut me kampionin absolut të botës, Anatoli Karpov, në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Zhenevë (Genève)”, ka shkruar Pacolli. /Express