Behgjet Pacolli i jep 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri - Gazeta Express
string(75) "behgjet-pacolli-i-jep-1-milion-euro-per-te-prekurit-nga-termeti-ne-shqiperi"

Behgjet Pacolli i jep 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Gazeta Express

28/11/2019 14:02

Shqipëria është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme që nga mëngjesi i së martës. Si pasojë e lëkundjeve të tokës, 41 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 650 të lënduar. Qytetarët e Kosovës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, duke dërguar atje ushqime e veshmbathje, por edhe para

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti.

Lexo Edhe:

“Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkaq ka shtuar se përveç ndihmës financiare, ai po pret që të strehojë familje të prekura nga tërmeti.

“Unë pres po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, ka theksuar Pacolli.

Postimi i plotë:

Përveç qytetarëve, gatishmërinë për të ndihmuar e kanë treguar edhe institucionet e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro, Komuna e Prishtinës 50 mijë, Komuna e Mitrovicës 20 mijë, Komuna e Drenasit 10 mijë,  Komuna e Malishevës 5 mijë euro.

Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.

Nga tërmeti që goditi Shqipërinë deri më tani janë konfirmuar 41 viktima dhe mbi 600 të lënduar./GazetaExpress