string(76) "behet-e-ditur-se-abdullahu-do-te-kthehet-te-tirana-pas-aventures-ne-gjermani"

Sport

Gazeta Express

16/05/2025 20:32

Bëhet e ditur se Abdullahu do të kthehet te Tirana, pas aventurës në Gjermani

Sport

Gazeta Express

16/05/2025 20:32

Skuadra gjermane Karlsruher do të ballafaqohet me Paderbornin të dielën prej orës 15:30, në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Bundesliga 2.

Menjëherë pas përfundimit të këtij ballafaqimi, nga skuadra e Karlsruhes do të largohen shtatë lojtarë.

Në mesin e tyre është edhe Mustafë Abdullahu, që u huazua në Gjermani në shkurt të këtij viti. 

Abdullahu ka luajtur për disa skuadra në Kosovë, ndërsa së fundmi ishte te Malisheva. 

“Mustafë Abdullahu arriti në skuadër gjatë afatit kalimtar veror dhe ishte ndihmesë në ekipin e trajnerit Markus Miller. Tani portieri do të kthehet në Shqipëri te skuadra e kategorisë së parë, KF Tirana”, shkruan Karlsruhe në njoftimin e së premtes.