Behadini dyshon se Princi Leka e orkestroi videon ndaj Zaharias: Duket e dyshimtë
Lajme
Gazeta Express
12/03/2024 21:25
Në “Pressing” të T7 po flitet për ngjarjet që ndodhën në pallatin mbretëror në Shqipëri.
Rita Behadini, aktiviste tha se dukej sikur princi Leka e kishte orkestuar gjithë atë.
“Mua personalisht më duket shumë e organizuar, shumë e planifikuar, shumë e orkestruar. Një moment të tillë të hapësh telefonin dhe të xhirosh për mua personalisht është thuajse gati e pamundur. Të paktën nga ajo që unë mendoj, shoh, duket shumë e orkestruar nga ana e princit për të bërë viktimën”, ka thënë ajo. /Gazeta Express