Begolli për humbjen e Ballkanit: U ndje lodhja, isha tifoz i Llapit - Gazeta Express
string(65) "begolli-per-humbjen-e-ballkanit-u-ndje-lodhja-isha-tifoz-i-llapit"

Begolli për humbjen e Ballkanit: U ndje lodhja, isha tifoz i Llapit

Futboll

Gazeta Express

10/12/2023 23:31

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Granit Begolli e komentoi fitoren e Llapit ndaj Ballkanit këtë fundjavë.

Ai tha se u ndje lodhja te Ballkani për shkak të angazhimeve të shumta, teksa tregoi se ishte tifoz i Llapit në këtë ndeshje.

Lexo Edhe:

“Është ndjerë lodhja te Ballkani. Ndeshjet kampionale, ndeshjet e Kupës, ato tyë Ligës së Konferencës. Por nuk mund ta anashkalojmë paraqitjen fantastike të Llapit. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Llapi e ka bërë kampionatin shumë më interesant. Kam qenë tifoz i Llapit në këtë ndeshje, për ta bërë kampionatin shumë më interesant”, tha Begolli.