Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Leonard Kërquki, Valon Syla dhe Blero.
Granit Begolli ka komentuar mënyrën e lojës të dy kombëtareve në finalen e sontme.
“Spanja ishte superiore në çdo aspekt ndaj Anglisë, madje pas golit të shënuar, rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë”, tha ai.
Tutje, komentet e tij ai i shtoi edhe për Anglinë.
“Anglia ishte pa ide, nuk e dinin se çka donin në fushë, derisa krahu i majtë ishte inekzistent”, shtoi ai.