Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi sot qytetin e Ohrit me ftesë të homologes së tij të Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj thekson se zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.
Postimi i Begajt:
Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.
Folëm për bashkëpunimin. bilateral, rajonal dhe integrimin europian.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.
Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.
Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.
Me forca të përbashkëta drejt progresit!